Si të keni një kujtesë të fortë

23/06/2014 00:00

Të gjithë shqetësohemi për kujtesën, sidomos kur vitet na ikin… Por, nuk ka vend për panik: zgjidhja qëndron te vetë ju.

Idriz Zogaj, shqiptar nga Kosova që jeton në Suedi, prej vitesh merret me sportin e kujtesës, merr pjesë në kampionate botërore, ka fituar shumë çmime dhe trajnon grupe të rinjsh për një kujtesë të fortë.

“E gjitha është teknikë, – thotë ai, – që, nëse e mëson, ia del për një super-kujtesë. Nëse truri ushtrohet me teknikat e duhura, ashtu si trupi në palestër, do ia dilni të mbani mend shifra pafund, emra, ngjarje etj”.

Në një intervistë për “Wake Up”, ai ka rrëfyer disa nga teknikat, me të cilat kujtesa nuk do t’iu lërë në baltë…

Top Channel