Një tifoz holandez bën tatuazh Van Gaal dhe Van Persie

23/06/2014 00:00

Një tifoz i çmendur holandez ka vendosur të bëjë si tatuazh në shpinën e tij, fytyrën e trajnerit Van Gaal dhe futbollistin Van Persie.

Tifozi nuk ka pritur që, të paktën, Holanda të arrinte në finale, ose të dhuronte emocione te tjera. Ky është homazhi, që ai dëshiron të bëjë në nder të “Portokallinjve”. Për të, trajneri Van Gaal është një mit dhe goli i Van Persie-t tashmë është një legjendë.

Në sfidën kundër Kilit dhe në sfidat e ardhshme, ky tifoz do të bënte mirë të mos vishte bluzën e Holandës, sepse nga shpina e tij do të kuptohej fare mirë skuadra e tij e zemrës. Kjo është një ide jo e keqe, për të luftuar edhe të nxehtin gjatë ndeshjeve në Brazil.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel