Jo domosdoshmërisht një garë vrapimi duhet të ketë me patjetër një fitues. Në Los Anxheles u zhvillua për të disatën herë “Color Run”.

Maratona e ngjyrave nuk ka fitues…e njëkohësisht të gjithë janë fitues. Gara përqendrohet në një itinerar që përshkohet nga pjesëmarrësit, ndërkohë që në anë qëndrojnë spektatorët me bojëra nëpër duar.

Këta të fundit ngjyrosin konkurentët me ngjyra nga më të ndryshmet dhe ajo që përftohet është një garë “shumëngjyrëshe”. “Color Run” ka nisur para pak vitesh në Los Anxheles, ndërkohë që së fundmi po përhapet me shpejtësi në Europë, Azi dhe në vendet e Amerikës Jugore.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel