Megjithëse këtu tek ne kanë filluar pushimet shkollore, diku në botë është e sigurtë që ka nxënës që janë zhytur në mesime.

Australi

Pershembull ne Australi, akualisht eshte kohe mesimi. Pushimet shkollore shtrihen nga mesi i dhjetorit deri ne fund te janarit qe atje perkon me veren. Viti shkollor eshte i ndare ne kater semestra dhe nxenesit kane dy jave pushimesh mes cdo semestri.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes

Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, shkolla ndahet ne kater semestra. Pushimet verore jane 12 jave dhe me pas ne fund te cdo semestri behet rreth 1 jave pushim.

Britania e Madhe

Ne Britanine e Madhe viti shkollor eshte i ndare ne 3 semestre dhe ne fund te secilit prej tyre kane nje jave pushim. Per Krishtlindje dhe Pashke gjithashtu ka nga nje jave pushim. Nderkohe qe pushimet verore fillojne ne mes te korrikut dhe pefundojne ne shtator.

Franca

Pushimet ne France fillojne ne qershor. Ne gusht fillon viti shkollor i cili eshte i ndare ne 4 semestra, me nje deri ne dy jave pushimesh ndermjet.

Japoni

Ne japoni viti shkollor fillon ne prill. Me pas jane pushimet verore nga 20 korriku deri me 31 gusht. Pushime te tjera gjate vitit jane ato dimerore dhe pranverore, te cilat jane nga 10 dite secila.

Rusia

Ne Rusi pushimet shkollore shtrihen nga fundi i majit deri ne 1 shtator.

Suedi

Ne Suedi, pushimet verore per nxenesit fillojne me 18 qershor dhe perfundojne me 25 gusht. Me pas jane pushimet vjeshtore nga 15 tetori deri me 1 nentor. Pushimet e krishtlindjeve fillojne ne 17 dhjetor dhe zgjasin deri ne 11 janar.  Me pas jane pushimet dimerore qe fillojne ne 11 shkurt dhe mbarojne ne 2 mars. 6 dite jane pushim per pashke dhe me pas 5 dite pushime ne maj.

Pushime te shperndara gjate vitit apo te grupuara ne nje kohe, sisteme e ndryshme shkollore kane argumentet e tyre per zgjedhjen qe kane bere. Ne fund te fundit teorikisht po teorikisht ama, jemi te lire te ndjekim shkollen ne cdo shtet te botes. Bazuar vetem tek pushimet shkollore, ne cfare vendi do ju pelqente ta ndiqnit ju?

Top Channel