AMA, vijon dëgjimi i kandidaturave

24/06/2014 00:00

Komisioni i Medias dhe i Arsimit ka vijuar punën me dëgjimin e kandidaturave për anëtarë në Autoritetin e Mediave Audiovizive.

Nënkryetari i këtij komisioni, Alfred Peza, ka drejtuar seancën  ku janë prezantuar një pjesë e madhe e kandidatëve që kanë aplikuar për katër vendet vakante në AMA.

Pas dëgjesës së të gjitha kandidaturave të AMA-s dhe votimit, do të procedohet për postin e kryetarit ku deri më tani janë regjistruar tetë kandidatë.

Top Channel