Armani kritikon stilin e të veshurit të kryeministrit italian

24/06/2014 00:00

Sipas mbretit të modës, Giorgio Armani, “Renzi është i adhurueshëm, por me këmishat e bardha nuk bën mirë që të bëjë “të riun” në mesin e gjithë zotërinjve me të zeza sepse duket provokim”.

“Edhe Obama vesh këmishë pa xhaketë, por i shoqëron me një kravatë, e cila tregon një prekje “sexy” të veshjes”, shtoi Armani.

“Renzi dikur ishte kryebashkiak i Firences, që për të thënë të vërtetën është një post i rëndësishëm, por tashmë ai është kryeministër i Italisë dhe duken problemet e para lidhur me mënyrën e të sjellurit. Ai ka shumë për të mësuar edhe në aspektin e gjestikulacioneve. Renzi ka një mimikë prej një toskani që është argëtuese, por që kërkon  ekuilibër”, thotë Armani.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel