Propozimi origjinal i tifozes greke

25/06/2014 00:00

Iniciativë personale e një tifozeje greke, që ka propozuar të dashurin pikërisht në këtë mënyrë! Një surprizë shumë e bukur ka ndodhur mbrëmë për të gjithë tifozët grekë, kualifikimi i Greqisë, por një tifoz duket se e ka ndjerë më shumë se gjithë të tjerët.

Përveç faktit se Greqia u kualifikua në 1/8-at e finaleve në sekondat e fundit, me një gol të Samaras, që bëri të mundur eliminimin e Bregut të Fildishtë, për një nga tifozët surpriza ishte e dyfishtë. E dashura e tij kishte gjetur një mënyrë shumë origjinale për të propozuar partnerin e saj, nëpërmjet një pankarte ku ishte stampuar edhe fotoja e tij: “Martohu me mua Christos”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel