Irlanda, vendi më i mirë në botë

25/06/2014 00:00

Cili është vendi më i mirë në botë, që i ofron kontributin më të madh njerëzimit dhe planetit?  Është Irlanda, sipas një studimi të “Good Country Index”, krijuar nga eksperti Simon Anholt, që ka mbledhur të dhënat nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Banka Botërore dhe disa ndër organizatat më të mëdha ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vendin e 21, në klasifikimin e 125 shteteve. Klasifikimi është bërë në bazë të disa parametrave; teknologjisë, kulturës dhe stilit të jetesës.

Irlanda kryeson mbi të gjitha vendet, sa i takon mirëqenies dhe barazisë. Në klasifikimin e përgjithshëm ndiqet nga Finlanda, Zvicra, Holanda, Zelanda e Re, Suedia, Britania e Madhe, Norvegjia, Danimarka dhe Belgjika.

Në fund të klasifikimit janë Iraku, Vietnami dhe Libia, të goditur nga konflikti dhe varfëria.

Top Channel