Zyrat e kompanisë “Google” janë më të mirat në botë për punonjësit të cilët gjejnë një mjedis stimulues për të punuar dhe krijuar.

“Google” ofron shumë mënyra motivimi. Ushqimi falas për drekë dhe darkë është vetëm një nga gjërat. Punëtorët gjithashtu kanë mundësi të kryejnë serviset e makinës dhe ta lajnë atë, masazhe dhe seance joge, kanë një dhomë të posaçme për të luajtur, çerdhe dhe kopësht për fëmijët si dhe 12 mijë dollarë në vit për rimbursimin e shkollimit. Gjithashtu ofrohen udhëtimë falas në vende si Vegas apo Haëai, gjithashtu ofrohet orar fleksibël i punës.

Punonjësit e kompanisë “Costco” janë vërtetë të lumtur me përfitimet që kanë nga ky biznes i shitjeve. Kujdesi shëndetësor, paketa dentare, pushime dhe udhëtime të paguara. Vlerësim për ata që punonjë më shumë si dhe dy herë në vit bonuse.

Një ofertë pune në rrejtin social Facebook vjen bashkë me shumë përfitime si: paketa të plota për kujdesin shëndetësor, vëmendje e vecantë i kushtohet edhe sëmundjeve që mund të vijnë si pasojë e punës. Ushqimi është falas dhe një inxhinier i kompanisë thotë se lista vazhdon edhe me shumë gjëra të tjera.

Më shumë se 150,000 njerëz në vit aplikojnë për të punuar në “Starbucks”. Dhe kjo dëshirë për t’iu bashkuar kësaj kompanie ka shumë arsye. Palestër në punë, program për zgjedhjen e orëve të punës, vend për kujdesin e fëmijëve e shumë mënyra të tjera motivimi. Së fundmi “Starbucks” do të ofrojë arsim falas ose pjesërisht të subvencionuar online. Programi, i pari i këtij lloji zhvillohet në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Arizonës dhe do të jetë në dispozicion për më shumë se 135 mijë persona që punojnë në “Starbucks” për të paktën 20 orë në javë.

Top Channel