Vdes në aksident teksa priste të shkonte në festën e beqarisë

26/06/2014 00:00

26-vjeçarja Colette Moreno ishte nisur së bashku me shoqen e saj, Ashley Theobald, për të festuar festën e beqarisë dhe gjatë rrugës ajo kishte publikuar një “selfie” në Instagram.

Ky ishte imazhi i fundit ku 26-vjeçarja do të shfaqej e buzëqeshur. Aksidenti ka ndodhur në Misuri.
 
Shoqja e saj, Ashley Theobald, e cila drejtonte makinën, po përpiqej të parakalonte një kamion dhe në atë moment ka ndodhur aksidenti fatal.

26-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital pas tre orësh. Ndërsa, drejtuesja e mjetit ka qenë me fat duke marrë vetëm disa lëndime të vogla.

Top Channel