Botërori, tifoja e ambasadorëve

27/06/2014 00:00

Ndeshjen mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ndoqën në Tiranë edhe 2 ambasadorët e Uashingtonit dhe të Berlinit, Alexander Arvizu dhe Hellmut Hoffmann.

Ndeshja e vendosur sërish nga Muller u ndoq nga diplomatët në një nga baret e kryeqytetit. Atyre iu bashkua edhe Kryeministri Edi Rama, ndërsa në lokal të pranishëm ishin edhe politikanë të tjerë.

“I ftuari surprizë! Kryeministri Edi Rama bashkohet me Ambasadorin Amerikan Alexander A. Arvizu dhe Ambasadorin Gjerman Hellmut Hoffmann, për të parë ndeshjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. Për cilën skuadër mendoni se bën tifo Kryeministri?”, shkruajti Ambasada e SHBA-së në “Facebook”.  

Top Channel