Greqia është goditur nga temperatura që kanë kaluar më shumë se 40 gradë Celsius ditën e enjte, si rezultat i një mase të nxëhtë ajrore nga kontinenti afrikan që ka vështirësuar jetën e përditëshme për qytetarët si dhe për turistët e huaj.

41 gradë shënoi termometri në Volos në Greqinë Qendrore,40 në Larisa,39 në Athinë dhe 36 në Selanik.

Autoritetet e shëndetësisë kanë këshilluar njerëzit të qëndrojnë sa më pak jashtë,ndërsa bashkitë kanë ofruar ambiente të mbyllura me ajër të kondicionuar për të moshuarit.

“Është me të vërtetë, me të vërtetë shumë nxehte. Unë nuk e di se si njerëzit që jetojnë këtu përballen normalisht me këtë gjë, por ne jemi duke u përpjekur në një vizitë pune në Athinë”, thotë Barbara Hoëells Skocia e agjencisë së lajmeve Reuters.

Plazhet jashtë Athinës u mbushen plot me qytetarë në përpjekje për t’u freskuar sadopak,ndërsa në disa zona pyjore të Korinthit kanë rënë zjarre të cilat për fat të mirë janë vënë nën kontroll nga repartet e zjarrfikësve.

Sipas Shërbimit Sinoptik Kombëtar në fund javë do të kemi një rënie të vogël të temperaturave vetëm në veri të Greqisë,ndërsa nga fillimi i javës tjetër ato do të mbeten në nivelet normale të stinës.

Greqia është goditur shpesh nga moti i nxehtë në verë, me temperatura që arrijnë edhe 46 gradë Celsius me pasoje rënien e zjarreve të mëdha që jo vetëm kanë shkrumbuar mijëra hektare pyje, por në disa raste kanë shkaktuar edhe viktima.

Top Channel