Të burgosurat bëhen modele në një ditë

27/06/2014 00:00

Të burgosurat kanë vendosur të bëhen modele në një ditë. Kjo ka ndodhur në burgun e grave në  Pozzuoli në Napoli, ku rreth 16 prej tyre  kanë sfiluar në një pasarelë si modele të vërteta.

Nisma është pjesë e projektit “Është modë” dhe Akademisë së Modës “P&P”. Të burgosurat shoqëroheshin nga tetë modele të Akademisë .“Sfilata ishte një eksperiencë fantastike. Puna jonë ka kaluar në harmoni dhe me një gatishmëri të plotë nga ana e të burgosurave për të marrë mësime ekstra për të patur një performancë të kënaqshme”, thotë drejtoresha e Akademisë së modës “P&P”. 

Në burgun e Pozzuoli një eksperiencë e ngjashme është zhvilluar edhe rreth 3 vjet më parë me një sfilatë alta moda të stilistit, Gianni Molaro.

FOTO GALERI
1/5
Të burgosurat bëhen modele në një ditë

Top Channel