Monarkia po kushton gjithnjë edhe më shumë

27/06/2014 00:00

Monarkia po i kushton gjithnjë edhe më shumë britanikëve. Për familjen mbretërore dhe restaurimin e  rezidencave të shumta të tyre vitin e fundit janë shpenzuar rreth 35.7 milionë stërlina ose rreth 45 milionë euro. Llogariten të jenë shpenzuar rreth 2 milionë stërlina më shumë krahasuar me vitin paraardhës.

“Indipendent” shkruan  se një pjesë e madhe e kësaj shume ka shkuar për mirëmbajtjen e rezidencave  të Buckingham Palace  dhe për rezidencën e William, Kate dhe princit George që ka kushtuar rreth 4.5 milionë euro.

Top Channel