I ofrohet Boko Haramit në këmbim të vajzave të rrëmbyera

27/06/2014 00:00

Një këngëtare nigeriane ka habitur të gjithë pasi i ka ofruar veten militantëve islamikë të Boko Haramit në këmbim të 276 vajzave të rrëmbyera prej tyre.

Vajzat janë rrëmbyer nga qyteti i krishterë nigerian i Cibokut në muajin prill dhe ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.

23-vjeçarja Adokiye tha për gazetën nigeriane ‘Vanguard’: “Mendja ime është vetëm tek ato vajza të vogla. Është e padrejtë. Janë shumë të vogla. Do të doja të këmbehesha me to. Ato janë 12-15 vjeç. Unë jam më e madhe dhe nëse çdo natë do të vinin tek mua 10 burra, nuk do më interesonte aspak.”

Top Channel