Atletja që garon 34-javëshe shtatzënë

27/06/2014 00:00

Shumica e femrave shtatzënë bëjnë ushtrime të lehta gjatë kohës që po presin të lindin, por ka edhe nga ato femra që bëjnë një garë 800 metërshi. Këtë gjë ka bërë pikërisht një atlete amerikane, e cila e ka përshkuar në më shumë se 2 minuta këtë distancë duke qenë 34-javëshe shtatzënë.

Alysia Montano doli e fundit, por ajo ishte e lumtur dhe tha se e ka shijuar këtë garë më shumë se të tjerat: “Nuk e kam ndaluar aspak të vrapuarit gjatë shtatzënisë dhe u ndjeva shumë mirë pavarësisht rezultatit.”

Koha e saj ishte plot 35 sekonda më e ngadaltë se rekordi personal (1.57.34) që e ka arritur në vitin 2010.

“Nuk doja të mbesja një xhiro prapa, pasi do të isha atletja e parë që mbetet një xhiro prapa në një garë 800 metrash. Dua që me këtë garë të largoj konceptet e gabuara që ekzistojnë për stërvitjen gjatë shtatzënisë”, tha 28-vjeçarja Montano.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel