Edi Gogu, Marsela Lika, Altin Rodi mund të jenë një model shumë i mirë se si të organizoni ditën e fëmijëve kur ata e kanë mbaruar shkollën.

Pushimet e verës të cilat i shkëpusin fëmijët nga shkolla janë koha e duhur që këta prind të vendosin në praktikë idetë e tyre për të edukuar dhe argëtuar fëmijët njëkohësisht. Lojëra, përralla, vizita në institucione që fëmijët të rriten të informuar.

Vihet në praktikë projekti që u prezantua në “Pasdite në Top Channel” për rojet e plazhit. Për herë të parë në Shqipëri, mes grupit të Baywatch janë edhe tre vajza. Vajzat rojtare në plazhin e Golemit kanë vetëm një javë që kanë filluar punën ku tregojnë se ka patur edhe raste që është nevojitur ndërhyrja e tyre.

“Jam duke shkuar për t’i bërë një dush luanit, pasi ai ka shumë vapë”. Kjo frazë tingëllon shumë e çuditshme, por jo edhe aq për banorët e Jemenit për të cilët nuk është aspak e pazakontë. Banorët lokalë shpesh mbajnë kafshë të egra në shtëpi duke i mësuar me praninë e njeriut.

Ajo ia del të realizojë ëndrrën e saj: të diplomohet. Një grua e cila kishte rritur tre fëmijë nuk kishte mundur të mbaronte kurrë Universitetin. Më në fund, Marine Corporal ia doli. Surpriza e diplomimit ishte prania e djalit të saj, i cili prej 5 muajsh shërbente në ushtri. Ai ishte fshehur pas perdes dhe kishte menduar mirë për të surprizuar mamanë.

Top Channel