23-vjeçari që ka hapur gropa në faqe

27/06/2014 00:00

Një gjerman i fiksuar pas artit trupor ka vendosur të hapë zgavra të mëdha në faqet e tij për të tërhequr sa më shumë vëmendje. 23-vjeçari Joel Miggler ka nisur të modifikojë trupin që në moshën 13-vjeçare dhe që atëherë ka një bilanc prej 27 pirsing dhe 6 tatuazhe.

Me kalimin e kohës, ai nisi të bëhej gjithmonë e më shumë ekstrem derisa vendosi të hapë dy zgavra prej 36 milimetrash në faqet e tij duke marrë një pamje prej zombi.

Edhe pse tashmë ka një pamje të frikshme, Joel thotë se gropat në faqe nuk e pengojnë në jetën e përditshme dhe se ka mësuar të hajë me kafshata më të vogla në mënyrë që ushqimi mos t’i dalë nga gropat në faqe.

“Nuk frymëzohem nga askush, thjesht më pëlqen të luaj me trupin dhe gjakun tim”, thotë 23-vjeçari.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel