Kujdesi prindëror i nënës panda

29/06/2014 00:00

Vizitorët në Kopështin Zoologjik të Sichuan-it në Kinë u bënë dëshmitarë të përkujdesjes prindërore të një nëne panda ndaj vogëlushit të saj.

Fillimisht këto kafshë duket sikur nuk tregojnë interes për të vegjëlit e tyre, por menjëherë sapo “kuptojnë” se përse bëhet fjalë nisin përkujdesjen prindërore të pashkëputëshme.

Kështu ndodhi me pandan Qing-Qing në Qendrën e Mbrojtjes së Pandave “Bifengxia”. Turistët dhe kujdestarët e kopështit regjistruan pamjet e jashtëzakonshme ku në fillim duket sikur panda do t’i ngulë dhëmbët vogëlushit të saj; por mos u shqetësoni, goja e nënës së tij është vendi më i sigurtë dhe më i rehatshëm për pandan e sapolindur.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel