Rikthehet tradita e lundrimit në liqen

29/06/2014 00:00

Persona të moshave të ndryshme, mes tyre edhe shumë turistë kanë bërë një udhëtim me varka në liqenin e Shkodrës, me qëllim gjallërimin dhe rikthimin pas 70 vjetësh të lundrimit masiv në këtë zonë.

“Mesazhi i këtij aktiviteti është që liqeni i Shkodrës të rikthejë lundrimin”, tha Mirsad Basha, organizatori i këtij eventi.

“Liqeni i Shkodrës të mbushet me mjete lundruese për t’i dhënë mundësi qytetarëve të rikthejnë lundrimin. Qytetarët të blejnë edhe një varkë me vela sepse liqeni jonë është më i bukuri në Ballkan, madje më i bukuri në Europë thonë”, u shpreh aktori Zef Deda.

“Këtu është shumë bukur ndihem shumë mirë në këtë udhëtim. Po më lë mbresa, por duhet të kthehet në një lundrim publik edhe për turistët”, tha një turist italian.
Përveç sensibilizimit të lundrimit në këtë aktivitet u promovuan edhe vlerat turistike që mbartin zonat përgjatë liqenit të Shkodrës.

Top Channel