Pacientja dhe mjekët vendosin të kërcejnë para operacionit

30/06/2014 00:00

Doretta Norris është një grua amerikane dhe, në muajin Nëntor, ajo zbuloi që vuante nga kanceri i gjirit. Përpara se të hynte në sallën e operacionit, grupi i mjekëve dhe pacientja filluan të kërcenin për të ulur tensionin e madh dhe frikën, para një ndërhyrjeje të vështirë siç është masektomia e dyfishtë.

Doretta kishte nevojë për shumë kurajo dhe ekipi i spitalit ka improvizuar të ashtuquajturën festë në korridor, teksa drejtoheshin për në sallën e kirurgjisë për të kryer ndërhyrjen. Kjo është një formë tejet origjinale, për t’i dhënë kurajo dhe dëshirë për jetën pacientes, se ajo do të mund ta kalonte me shumë sukses këtë vështirësi.

FOTO GALERI
1/6
Pacientja dhe mjekët vendosin të kërcejnë para operacionit

Top Channel