E sulmuara me acid në fytyrë rifiton vetëbesimin

01/07/2014 00:00

Viktimë e një sulmi me acid në fytyrë dhe trup, Naomi Oni ka lënë pas fatkeqësinë dhe po i kthehet normalitetit. Ajo ka thënë se ka filluar të shoqërohet me meshkuj dhe është e gatshme për të gjetur dashurinë.

Naomi u sulmua nga shoqja e saj, Mary Konye në vitin 2012, e cila i hodhi acid në fytyrë dhe trup teksa po kthehej nga puna. Duke treguar ngjarjen, ajo e pranoi se 2 muaj pas sulmit i dashuri i saj i kishte dhënë fund marrëdhënies. Por Naomi thotë se nuk mendonte kurrë se do të gjente një mashkull që do t’i dukej atraktive.

Ajo pati mundësi që të rikthejë vetëbesimin pas disa ndërhyrjeve plastike. Në një intervistë për “Closer Magazine”, Naomi tha: “Një djalë në rrugë më tha që unë jam e mrekullueshme dhe u surprizova pa fund. Ai mu afrua dhe më tha që kishte lexuar për historinë time dhe i dukesha shumë frymëzuese”.

“Jam duke e shijuar faktin që jam “single”, por jam gati të bie në dashuri me personin e duhur”, tha Naomi. Ndërsa autorja e sulmit, Mary Konye u dënua me 12 vjet burg në muajin mars.

FOTO GALERI
1/2
E sulmuara me acid në fytyrë rifiton vetëbesimin

Top Channel