Modelja që masakron luanë e elefantë

01/07/2014 00:00

Një modele 19-vjeçare amerikane është vënë në qendër të kritikave të ambientalistëve për pasionin e saj për gjuetinë dhe vrasjen e kafshëve në zhdukje në Afrikë.

19-vjeçarja Kendall Jones nga Teksasi është mjaft aktive në rrjetet sociale duke postuar foto nga trofetë e saj që variojnë nga elefantë e deri tek gazelat.

Shoqata dhe organizata të mbrojtjes së kafshëve e quajnë pasionin e 19-vjeçares për të pozuar me kafshët e vrara si “të sëmurë” dhe kërkojnë nga mediat sociale që t’i ndalojnë postimin e të tilla imazheve, ndërsa nga autoritetet në vendet afrikane që t’i ndalohet hyrja në vend.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel