Pasioni për yjet e Botërorit shprehet edhe kështu……

01/07/2014 00:00

Drithërima për Botërorin, përveçse në stadiume, shtëpi e plazhe ka mbërritur dhe tek berberët në të gjithë botën. Ja përse është momenti për një prerje origjinale flokësh që duhet t’i dedikohet futbollistëve të preferuar, duke “pikturuar” në kokë Neymarin, Messin dhe CR7.

Marcelo Anderson Martins Ferreira është një berber 22 vjeç nga Rio de Zhaniero, një artist i vërtetë që “pikturon” me gërshërë fytyrat e futbollistëve të momentit të Botërorit Brazil 2014.

Kjo është një gjetje origjinale, e cila sjell shumë përfitime për të riun nga Rio, pasi kërkesat që vijnë nga adhuruesit e yjeve të futbollit janë të shumta.

FOTO GALERI
1/6
Pasioni për yjet e Botërorit shprehet edhe kështu……

Top Channel