Shkëlqimin e saj e kishte qindra vite më parë, atëherë kur perandorë të lindur nga kjo tokë pushtonin pambarimisht duke i sjellë pasuri e lavdi vendit të tyre, por më vonë vendi ra në errësirë.

Mongolia, një prej vendeve më misterioze të globit, një hapësirë e stërmadhe shtëpi e vetëm e pothuajse 3 milionë banorëve; një tokë e lënë djerrë ku njerëzit për vite me radhë më shumë kanë menduar të gjejnë rrugët për t’u larguar se sa ato për të mbijetuar në vendin e tyre.

Në sipërfaqe toka mongoliane nuk ofron shumë, për të mos thënë fare, por ndryshe ndodh me nëntokën. Falë zbulimeve të fundit të pasurive nëntokësore në gaz, naftë e minerale të tjera të çmuara vendi dikur me “qendër e botës” po përjeton një rilindje në të gjitha fushat e që ndjehet më së shumti në kryeqytetin Ulan Bator.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel