Sigurimet shëndetësore, brenda Qershorit 2017, do të bëhen zero. Këtë ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, në fillim të një kursi treditor për kualifikimin e drejtuesve të institucioneve shëndetësore të vendeve të Ballkanit.

Sipas Beqajt, brenda këtij afati, askush nuk do të derdhë më parà për sigurimin shëndetësor.

“Ne kemi vendosur të shkojmë drejt mbulimit universal, me financimin nga taksimi i përgjithshëm, duke marrë përsipër që asnjë qytetar shqiptar të mos bjerë në varfëri sepse nuk është në gjendje të përballojë kostot e kurimit dhe kujdesit shëndetësor”, u shpreh Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë.

I vetëdijshëm për nivelin e lartë të korrupsionit në sistemin shëndetësor shqiptar, ministri Beqaj tha se po ponohet për ta reduktuar atë.

“Kemi një sfidë tjetër shumë të madhe. Shëndetësia, bashkë me drejtësinë, perceptohen nga qytetarët shqiptarë si dy nga sektorët më të korruptuar të vendit. Thashë perceptohen, por sigurisht, deri sa në të gjitha sondazhet del se është shëndetësia dhe drejtësia, do të thotë që është një realitet ekzistues midis nesh, dhe është misioni ynë që të punojmë përditë, që ta shmangim, ta reduktojmë apo ta zbusim atë”, shtoi ministri Beqja.

Ministri i Shëndetësisë thekson se fondet për sistemin që ai drejton, gjithmonë janë të pamjaftueshme, por sfida e këtij institucioni është të bëjë maksimumin, me ato burime që disponon.

Top Channel