Vatikani ironizon me Papën dhe rojet zvicerane

01/07/2014 00:00

Departamenti i Komunikimit i Selisë së Shenjtë postoi në Twitter një karikaturë ku shihen rojet zvicerane duke parë në televizor ndeshjen Argjentinë-Zvicër.

Pas tyre, me shallin bardhekaltër të Argjentinës në qafë, shikohet Papa Françesku i zemëruar me rojet, të cilët janë shtruar para televizorit me birra dhe flamuj të vendit të tyre.

Ati i Shenjtë ishte ftuar nga rojet zvicerane për ta parë së bashku ndeshjen, por nuk e pranoi këtë ftesë. “Fatkeqësisht, nuk mundem”, i tha rojeve Papa argjentinas, i cili i ka premtuar presidentes së Brazilit, Dilma Rousseff, se në këtë Botëror nuk do të jetë tifoz me asnjë skuadër.

110 rojet zvicerane i kanë ndjekur ndeshjet e Botërorit në një ekran gjigand të vendosur në oborrin e kazermës së tyre, të cilin e kanë mbuluar me bar artificial dhe rreth e rrotull kanë vënë të gjithë flamujt e vendeve pjesëmarrëse.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel