Burri i lidhur me binjaket identike

02/07/2014 00:00

Ju prezantojmë me Ben Byrne, burri australian që ndan shtratin me dy binjake: Anna dhe Lucy DeCinque, të cilat kanë shpenzuar më shumë se 30 mijë dollarë për të ngjarë edhe më shumë me njëra-tjetrën.

31-vjeçari me profesion mekanik i fitoi zemrën vajzave në Facebook dhe vendosi që të lidhej me të dyja njëkohësisht pasi folën për 6 muaj në rrjetin social.

“Është hera ime e parë me dy të dashura njëkohësisht. Të them të drejtën është e vështirë pasi duhet t’i japësh vëmendje 100% të njëjtë të dyjave. Atë që bëj për njërën, duhet ta bëj edhe për tjetrën”, tha zoti Byrne për ‘Woman’s Day’.

Lucy shpjegon se për të mbajtur dy të dashura, duhet dyfishi i energjisë: “Jemi vajza aktive dhe Beni ka nevojë për dyfishin e fuqive.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel