I riu pa duar kalon testin universitar duke shkruar me këmbë

02/07/2014 00:00

Një i ri kinez, Peng Chao, në moshën 6-vjeçare ka pësuar një fatkeqësi duke humbur të dyja duart. Por, ai nuk është ndalur dhe ka luftuar për të jetuar jetën sikurse të gjithë njerëzit.

Në moshën 19-vjeçare ai konkurroi dhe arriti të fitojë një vend në universitet duke kaluar me sukses testin e pranimit. Por si? Duke shkruar me këmbë.
 
Peng Chao, banues në provincën kineze të Sichuan-it, bën gjithçka me këmbë. Ai pi ujë, ushqehet, navigon në internet dhe gjithashtu edhe mesazhet nëpërmejt smartphone-it i dërgon me këmbë.

Ai ka vendosur që mos ta quajë veten ndryshe nga të tjerët, por të barabartë dhe të aftë për të bërë jetën ashtu sikurse të gjithë njerëzit pavarësisht mungesës fizike.  

FOTO GALERI
1/7
I riu kinez pa duar superon testin në universitet duke shkruar me këmbë

Top Channel