5 gjeste për të rigjetur intimitetin në çift

02/07/2014 00:00

Sfida e vërtetë e një çifti është të dijë të kultivojë intimitetin dhe dëshirën për t’u takuar dhe komunikuar në përditshmëri.

Kur partneri është thjesht një person me të cilin flirton është tejet tërheqës derisa kthehet në njeriun e zemrës dhe duket sikur ai pasion i momenteve të para tashmë gjendet përballë rutinës. Në fakt, dashuria transformohet, por jo vetëm, jemi dhe ne ata që e shikojmë ndryshe personin tjetër sepse tashmë pothuajse di gjithçka për të.

1.Kontrata me afat të pacaktuar në dashuri nuk ekziston. Por, duhet të jesh ti që të përpiqesh të rigjesh ato cilësi që të kanë bërë të dashurohesh me personin që ke në krah.
 
2.Të përdorësh buzëqeshjen. Edhe pse dita mund të ketë qenë shumë e lodhshme, buzëqeshja është një ilaç për çiftin dhe bashkëjetesën.

3.Magjia e prekjes. Gjatë kohës që mund të konsumoni drekën mund t’i mbash dorën partnerit ose kur gatuan partnerja mund t’i puthësh shpatullën. Janë gjeste që rrisin intimitetin në çift.

4. Një histori dashurie është një rrugë e gjatë, ku do përballesh me momente të lumtura dhe të hidhura.  Por, duhet të gjesh fragmente të vogla, një darkë romantike, një fundjavë ndryshe që mund të ndezin pasionin.

5. Mos harroni puthjen e mbrëmjes përpara se të flini gjumë. Ky është një gjest që tregon përkujdesje ndaj njëri-tjetrit.

Top Channel