Një dasmë turistike në Mirditë, sigurisht që s’të lë pa të ftuar. Krushq, nuse në kalë, valle e këngë në oborr kulle, janë vetëm disa nga elementët e një guide turistike spektakolare, të improvizuar për të mahnitur turistët që vënë këmbët në Mirditë.

Rrethi verior me qendër Rrëshenin, vetëm 1 orë larg kryeqytetit, ofron turizëm kulturologjik mjaft tërheqës për shijuesit e natyrës, aventurës dhe kulturës.

Të gjithë të apasionuarit pas historisë, lashtësisë, rrënojave, mund të zbulojnë një të kaluar të pasur nëpërmjet udhënajave që të çojnë drejt vendeve të kuvendeve, drejt abacive të famshme të Roshit, të Shën Mërisë, kuvendit françeskan të Rubikut dhe në disa kisha të tjera, e veçanërisht nëpër rrënoja.

Guida e peizazheve natyrore është po ashtu interesante. Vizita nëpër shpellat e lashtësisë, ajo e Mërkurthit, e Valit në Kthel, tek ujësjellësi unikal në Ballkan, 600-vjeçar në Dom Gjon, te shpella e akullit në Rosh dhe gjetkë, si “de javu” materialeve të vendbanimeve të para.

Turizmi i kullave si banesa tipike të malësive të veriut, është një tjetër element që ngjall krejt tjetër gjendje kur në oborret e tyre kërcejnë gra dhe burra, me veshjet origjinale qindra vjeçare plot kolorite të zonës.

Top Channel