Gruaja shtatzënë bie në shinat e trenit

02/07/2014 00:00

Fati dhe aftësia e makinistit për të ndaluar në kohë trenin i kanë shpëtuar jetën një gruaje kineze shtatzënë.

Gruaja shtatzënë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në binarët e trenit në një stacion në periferitë e Pekinit. Gjithcka ka ndodhur brenda pak minutave dhe gruaja nuk ka patur kohë dhe as ndihmë që të ngjitet sërish në stacion.

Por fatmirësisht makinisti i trenit e ka vënë re atë nga një distancë e largët dhe ka mundur të ndalojë mjetin para se të shkaktonte ndonjë tragjedi. Më pas gruaja ndihmohet nga personat e tjerë që janë në stacion dhe shoqërohet në spital ku mjekët thanë se si ajo edhe fëmija janë në gjendje të mirë dhe gjithcka ka kaluar me disa gërvishtje të vogla.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel