Akuzohet për korrupsion, politikani japonez kërkon falje e qan

03/07/2014 00:00

I vënë me shpatulla për muri e me prova konkrete korrupsioni e shpërdorimi të detyrës të publikuara në media, një zyrtar lokal në Japoni vendosi të bëjë “mea culpa”.

Zyrtari i identifikuar si Ryutoro Nonomura, një deputet në kuvendet provinciale të Japonisë gjetur kurajon dhe u përball me mediat. Që në hyrje të sallës së konferencave ai shpalli pendesë, ndërsa përballë pyetjeve të gazetarëve shpërtheu në lot e pendim për gjestin e tij.

Nonomura, 47 vjeç akuzohet për shpërdorim detyre duke përvetësuar një shumë prej 30 mijë eurosh nga fondet publike, para të cilat i kishte prishur me udhëtime nëpër vendet ekzotike.

Top Channel