Si shumë qytete të botës, edhe Prishtina është ndër vendet ku shpesh muret dhe fasadat e ndërtesave shërbejnë si telajo për grafitet.

Ky art bashkëkohor synon të ndërgjegjësojë shoqërinë për probleme të caktuara të saj. Duke qenë se ndalohet, realizimi i shumicës prej këtyre “veprave artistike” kryhet natën. Njëri prej tyre, që nuk pranon të dalë identifikohet, thotë se “kur Prishtina fle, grafitet zgjohen”.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur policia ka kapur në flagrancë “artistët e këtij arti bashkëkohor”, ku përvec konfiskimit të materialeve të punës, i shoqërojnë edhe për disa orë në rajon.

Për më shumë ndiq videon

Top Channel