Momente prekëse të një çifti “gay”

04/07/2014 00:00

Një çift “gay” që u bënë baballarë për herë të parë me lindjen e djalit të tyre Milo kaluan momente prekëse dhe shumë emocionale.

Fotografja kanadeze e “Lindsay Foster Photographed “ ka shkëputur këto momente me aparatin e saj ku BJ Barone dhe Frankie Nelson shpërthyen në lot teksa nëpërmjet një nëne “me qira” erdhi në jetë djali i tyre i parë.

“Ata janë njerëz dhe ndjejnë emocione sikurse të gjithë prindërit e tjerë”, thotë fotografja Foster.
 
“Ne jemi shumë të lumtur që kemi një djalë të bukur dhe të shëndetshëm”, shkruan në foton që mori 6.111 “like” çifti gay. Ata thanë: “Ne i respektojmë të gjithë komentet pozitive dhe negative që njerëzit kishin shkruar në faqen e “Facebook”-ut.”

“Milo është i rrethuar nga dashuria pa kushte dhe ai do të rritet duke njohur dhe pranuar një tip të ndryshëm familjeje dhe duke pranuar çdokënd. Dashuria nuk ka ngjyrë, gjini apo preferencë seksuale”, shkruan çifti gay.  

FOTO GALERI
1/3
Momente prekëse të një çifti gay

Top Channel