Drogë, dhunë e seks, pushimet e britanikëve në Spanjë

04/07/2014 00:00

Me rritjen e temperaturave mijëra britanikë kanë përgatitur valixhet e pushimeve dhe një ndër destinacionet e tyre të preferuara është ishulli spanjoll i Ibizas.

Vendi i famshëm i festave të shfrenuara është mbipopulluar në ditët e para të korrikut ku nuk kanë munguar edhe incidentet e para.

Në një rast të tillë, një turist britanik është arrestuar nga policia spanjolle pasi nisi të kafshojë pushuesit e tjerë. Pas arrestimit u mësuar se i riu britanik ishte nën efektin e “Kanibal” një lloj droge ekstreme që autoritetet spanjolle druhen se ka hyrë në ishull dhe është pjesë në festat e shfrenuara që organizojnë lokalet e famshme të ishullit.

Në një tjetër incident protagonistë u bënë sërish britanikët. Këtë herë një e re është filmuar në ishullin e Majorkas teksa kryente akte seksuale me 24 meshkuj në një lokal nate dhe gjithcka…për të përfituar një pije falas që kushtonte 5 euro.

Videoja e filmuar në zonën e njohur si Magaluf ka tronditur opinionin britanik e atë spanjoll. Autoritetet vendase me urdhër të kryebashkiakut kanë nisur një hetim për të identifikuar protagonistët e videos dhe për të gjetur nëse bëhet fjalë për një vepër penale apo jo.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel