Indi, binjaket e bashkuara që ndajnë të dashurin

05/07/2014 00:00

Njihuni me Ganga dhe Jamuna Mondal, binjaket e bashkuara indiane të cilat ndajnë të njëjtin të dashur. 45-vjeçaret që si Motrat Merimangë kanë qenë beqare gjatë gjithë jetës për shkak të pamjes së tyre të pazakontë, por tani ato janë më të lumtura se kurrë pasi kanë gjetur dashurinë.

“Ishte dashuri me shikim të parë. Kur takuam Jasimudinin ndjemë se ky burrë mund të na dashuronte dhe ai na dashuron kështu siç jemi”, thotë Ganga, e cila ndan katër duar dhe tre këmbë me motrën e saj.

Jasimudini thotë: “Që kur i kam njohur, e kam konsideruar dhimbjen e tyre si të ishte dhimbja ime. Cdo natë bisedoj me to, flasim për jetën.”

Binjaket të cilat kanë stomak të përbashkët, por zemër, veshka dhe mëlçi të ndara kanë lindur në një familje të varfër të Kalkutës. Prindërit i kanë braktisur kur arritën adoleshencën pasi mendonin se binjake të tilla ishin shenjë e zemërimit të Zotit.

Ato kanë fituar bukën e gojës duke udhëtuar me cirkun dhe duke u shfaqur para audiencave anë e mbanë Indisë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel