Ish-“lepurushja” e Playboy-t konvertohet në myslimane

05/07/2014 00:00

“Kjo për mua është një rilindje. Më në fund ndjehem më pranë Zotit”, thotë ish-“lepurushja” e Playboy-t. Felixia Yeap i ka bërë me dije të gjithë fansave të saj se ajo tashmë ka përqafuar islamin duke u konvertuar në myslimane dhe duke hedhur pas krahëve jetën e dikurshme si vajza e kopertinave të revistës për të rritur.

Konvertimi i papritur ka ndodhur në Kuala Lumpur të Malajzisë. Felixia Yeap, 28 vjeç, ka studiuar për muaj me radhë fenë islame përpara se të ndjehej gati për konvertimin dhe për atë që ajo e ka quajtur rilindje.

“I falenderoj të gjitha ata që janë lutur dhe luten ende për mua”, ka thënë Felixia për gjithë fansat e saj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel