Pushohet nga puna infermierja, filmoi mbërritjen e Neymar-it në spital

07/07/2014 00:00

Ka përfunduar keq për infermieren që ka filmuar mbërritjen e Neymar-it, në spitalin e Sao Carlos, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen Brazil-Kolumbi. Infermierja më pas ka shkrepur edhe një “selfie”, duke u shprehur shumë entuziaste për këtë moment që kishte fiksuar.

Gruaja, e cila u identifikua si Cinthia, sipas komunikatës së spitalit të Sao Carlos, është pushuar, sepse “nuk ka mbrojtur privatësinë e pacientit”, duke shkelur kodin etik. Këtë lajm e ka bërë të ditur “site” brazilian R7, që ka publikuar edhe videon e xhiruar nga infermierja, ku shihet Neymari, i cili është duke u transportuar me urgjencë nga mjekët.

Top Channel