Telefonat smart, rikarikim me energji diellore

08/07/2014 00:00

Quhet Soofa, një objekt ambicioz që bën të mundur rikarikimin e telefonave smart vetëm falë energjisë diellore. Ky objekt do të vendoset në pankinat e të gjitha parqeve publike të Bostonit, të cilat do mund të shfrytëzohen nga banorët, por edhe turistët.

Përveç faktit se mund të mbushë baterinë e telefonit apo tabletave, ky objekt jep gjithashtu informacione për shkallën e ndotjes së ajrit dhe nivelin e zhurmave.

Projekti është prezantuar në mesin e qershorit gjatë një evenimenti në Shtëpinë e Bardhë për të festuar rilindjen e sektorit të manifakturës amerikane nëpërmjet teknologjive të reja dhe instrumenteve avangardë që përdoren nga studentët dhe sipërmarrësit amerikanë.

FOTO GALERI
1/3
Telefonat smart, rikarikim me energji diellore

Top Channel