Dhjetëra maturantë kanë festuar mbylljen e studimeve në një ceremoni të organizuar pranë Akademisë së Arteve.

Në këtë festë ishte e ftuar edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi prindër-mësues-nxënës.

“Do të punojmë fort bashkarisht për të sjellë një komunikim të ri dhe cilësi në shkollat tona”, theksoi zonja Nikolla.

Ministrja e Arsimit tha se reforma e arsimit të lartë pritet t’i japë një tjetër dimension universiteve, por edhe cilësisë së mësimdhënies.

Top Channel