(KUJDES! Pamje të rënda) " /> (KUJDES! Pamje të rënda) ">

Kinë, hiqet tumori më i madh në botë

08/07/2014 00:00

Doktorët kinezë kanë hequr një tumor nga këmba e një pacienti që mendohet të jetë më i madhi në botë. Një shenjë lindjeje në këmbën e 37-vjeçarit Yang Jianbin ishte rritur derisa kishte arritur peshën 107 kilogramë. (KUJDES! Pamje të rënda)

Kur pacienti ishte 12 vjeç, e kishte hequr me operacion shenjën që në atë kohë kishte përmasat e një grushti, por kjo ndërhyrje nuk e pengoi rritjen nga e para të tumorit.

Kryekirurgu Chen Minliang theksoi se nuk kishte parë kurrë një tumor kaq të madh. Ky tumor nuk e lejonte pacientin të ecte, kështu që ai e kalonte ditën shtrirë ose ulur.

Në spital, Yangu u rehatua në dy shtretër pasi tumori i tij prej 1.2 metrash nuk mund të qëndronte në një të vetëm.

Operacioni u krye nga 9 doktorë dhe zgjati plot 16 orë. Doktorët thonë që gjithçka shkoi mirë dhe pritet që pacienti të dalë nga spitali në fund të këtij muaji.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel