Kreu i PDSH-së në Maqedoni , Menduh Thaçi, fajësoi BDI-në dhe qeverinë  e Gruevskit për protestat e dhunshme në Shkup.

Sipas tij, shqiptarët janë të zhgënjyer nga politika, por shtoi se dhuna ndihmon armiqtë e shqiptarëve.

Këto deklarata Thaçi i bëri pas takimeve me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atij të Bashkimit Europian në Shkup.

“Qeveria dhe sidomos BDI-ja është përgjegjësja e drejtpërdrejtë e shkaktimit të kësaj situate me një politikë hipokrite të premtimeve të pambuluara. Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë, por unë i lutem që protestat të jenë të qeta pasi protestat e dhunshme shkojnë në avantazhin e armiqve të shqiptarëve. Nga ana tjetër, shteti duhet të zbardhë vendimet gjyqësore dhe të sqarojë këtë situatë me fakte”, theksoi Menduh Thaçi.

Top Channel