Japoni, tren apo një hotel luksoz?

09/07/2014 00:00

Duket sikur ndodhesh në ndonjë suitë të një hoteli me 5 yje, por në fakt është një tren. Treni i luksit është projektuar nga Ken Okuyama, dizajner që ka punuar për Pininfarina dhe ka realizuar linjën e disa makinave të Ferrarit.

Për ta vënë atë në shinat e trenit do të kujdeset kompania e linjës hekurudhore Japan Railway East.  Udhëtimi i parë është parashikuar të kryhet në vitin 2017.

Ky tren nuk do të jetë një kënaqësi për të gjithë sepse vendet në bord janë vetëm 34 dhe për 3 ditë udhëtimi çmimet e biletës nisin nga 2 mijë euro.

FOTO GALERI
1/6
Japoni, tren apo një hotel luksoz?

Top Channel