Kinë, fiton 1.8 mln euro nga lotaria, shfaqet i maskuar

09/07/2014 00:00

I përqafuar nga fati pasi fitoi një shumë të madhe në lotari, një person nga provinca e Shanxit në Kinë nuk ka dëshiruar që të zbulojë identitetin përpara gazetarëve të pranishëm.

Fituesi fatlum i një shifre marramendëse prej 1.8 milionë euro nuk ka dëshiruar që të identifikohej për publikun. Ai është shfaqur i maskuar përpara gazetarëve.

Ky nuk është rasti i parë pasi edhe në të shkuarën ka ndodhur që pas fitimit të shumave kaq të mëdha janë paraqitur të maskuar si Power Rangers, disa të tjerë të veshur si panda.

Më mirë është që shoqëria  të mos e dijë që ti tashmë je kthyer në një milioner sepse kthehet në një rrezik.

FOTO GALERI
1/6
Kinë, fiton 1.8 mln euro nga lotaria, shfaqet i maskuar

Top Channel