Një helikopter i policisë së Maqedonisë është rrëzuar në orët e vona të ditës së enjte në Strumicë. Mësohet se 4 personat që ndodheshin në bord kanë mbetur të vdekur.

Helikopteri, i cili po transportonte pjesëtarë të policisë kufitare, është përplasur me një antenë të Radios Maqedonase, me një gjatësi mbi 100 metra.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, si edhe ambulanca. Gjithashtu mësohet se kanë mbërritur edhe zyrtarë të lartë maqedonas, por edhe kreu i komunës së Strumicës, Zoran Zaev, i cili njëherësh është edhe lider i partisë më të madhe opozitare LSDM  në Maqedoni.

Top Channel