Adoleshentja më e gjatë në botë është nga Turqia

11/07/2014 00:00

Rumeysa Gelgi, 17 vjeçe është shpallur zyrtarisht si adoleshentja më e gjatë në botë. Ajo është e gjatë 213.6 cm dhe hyri në Librin e Rekordeve Guinness pas një ceremonie të veçantë në qytetin e saj Safranbolu, Karabuk.

Pjesëtarët e tjerë të familjes së Rumeysa kanë një gjatësi normale, ndërsa 17 -vjeçarja vuan nga një çrregullim i rrallë gjenetik që shkakton rritje të shpejtë.

Përveç gjatësisë së saj edhe duart dhe këmbët janë në përmasa të mëdha, kjo i shkakton Rumeysa-s probleme në lëvizje.

Këpucët e saj janë të bëra me porosi në Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht problemeve të shkaktuara nga gjatësia ajo shprehet se tashmë i pëlqen të qënit e ndryshme nga të tjerët.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel