HIV Aids, gati pilula parandaluese për homoseksualët

11/07/2014 00:00

Homoseklsualët kanë riskun për t’u infektuar me virusin vdekjeprurës HIV Aids, 19 herë më të lartë se pjesa tjetër e popullsisë. Dhe në komunitetin gay shifrat po njohin vetëm rritje. Këtë e konfirmon edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë që për herë të parë e këshillon komunitetin gay që të marrë masa parandaluese.

“Konstatojmë një shpërthim  të epidemisë në grupet me risk të lartë dhe mbi të gjitha një ulje të vëmendjes  për masat parandaluese”,  thotë Gottfried Hirnschall që drejton departamentin e HIV në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Majin e  kaluar autoritetet shëndetësore amerikane kishin këshilluar të gjithë grupet me risk të lartë që në bazë të studimeve të kryera një pilulë në ditë dhe përdorimi i prezervativit ul me 25% rrezikun  e infektimit.

“Nëse homoseksualët do të ndiqnin këto këshilla rreth 1 milionë persona në 10 vjet do të shpëtonin nga infektimi me HIV Aids”, shton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Top Channel