Bën seks me balerinën, bëhet për spital

11/07/2014 00:00

Të bësh seks me një balerinë të famshme mund të jetë ëndrra e çdo mashkulli, por jo e miliarderit Baktjar Salimov.

Sipas ‘Life News’, rusi i pasur ka pësuar dëmtime në kurriz dhe aktualisht nuk ecën dot pas një nate pasioni me ish-balerinën e parë të Bolshoit, Anastasia Volochkova.

Cifti ka lajmëruar ambulancën, por 38-vjeçari nuk lëvizte dot nga shtrati dhe vazhdon të jetë në regjim shtrati.

Volochkova është shumë e famshme në Rusi. Në vitin 2003 ajo u shkarkua nga Bolshoi pasi konsiderohej si shumë e shëndoshë dhe shumë e gjatë për t’u mbajtur nga partnerët e saj balerinë.

Ajo e hodhi në gjyq Bolshoin dhe e fitoi çështjen duke marrë 4000 dollarë kompensim.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel