Dëshira e fundit e një tekniku kompjuterash të quajtur Aaron Smith ishte të surprizonte një të panjohur. Pas vdekjes së tij në 7 Korrik, të afërmit e tij u angazhuan të përmbushnin amanetin. Familjarët menduan që surpriza më e mirë mund të ishte lënia e një bakshishi të majmë. Dhe kështu bënë. Ata shkuan në një restorant, porositën një picë dhe kur erdhi momenti për të paguar, lanë 500 dollarë bakshish.

Një peshkatar gjeti një shishe që kishte pluskuar në det  për 101 vite. Konrad Fisher e mori shishen 1-shekullore në detin Balltik pa e ditur se çfarë kishte dhe brenda saj pa se ishte një kartë postare dhe një letër. Në vitin 1913, Richard Platz, pronari i shishes, futi brenda një kartë dhe kërkonte që në rast se dikush do ta gjente shishen, t’i dërgohej mbrapsht një mesazh në adresën e shtëpisë në Berlin. Shishja, karta postare dhe stampat iu shtuan fondit të muzeut bregdetar në Hamburg.

Bruce Kroll, pronari i një restoranti në Uiskinson të Amerikës që u dogj nëntorin e shkuar, në vend që t’i kërkonte 40 punonjësve të tij të largoheshin, ai bëri krejt të kundërtën. Mori vendimin t’i paguante për 6 muaj dhe gjithçka i kërkoi ishte të bënin punë vullnetare në ndihmë të komunitetit deri në rihapjen e restorantit këtë javë.  

Një shprehje e urtë popullore thotë: “Kush bën mirë, gjen mirë!” Kjo gjë i ka ndodhur Alena Strickland. Ajo nuk rriti vetëm 3 fëmijët e saj dhe 14 të tjerët që adoptoi, por ajo u kujdes dhe edukoi më shumë se 200 fëmijë ndër vite, pjesa më e madhe e tyre me probleme mendore, emocionale dhe fizike. Megjithëse e bëri vetëm për bamirësi, për këtë mori një çmim prej 50.000$.

Një nënë u shqetësua shumë kur mësoi se në makinën e saj kishin vjedhur dhuratën e ditëlindjes që me shumë sakrifica e kishte përgatitur për të birin. Ngriti telefonin dhe e denoncoi vjedhjen në polici. Oficeri Derek Pratico përgatiti raportin dhe jo vetëm. Para se të kalonte në rastin tjetër, vendosi të blinte një makinë policie lodër, një tortë ditëlindjeje, një kartolinë dhe një çantë shpine me Spider Man. Ia çoi të gjitha këto dhurata djalit dhe i dhuroi nënës së tij 100$.

Top Channel